LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Gërxhaliut i kishte folur trupi i një vajze të vrarë

Momenti kur Gërxhaliut i kishte folur trupi i një vajze të vrarë

“Shpesh duket që lëshojnë zëra”, thotë Arsim Gërxhaliu, për përvojën e tij.

“Kanë qenë të varrosur në poligonin e Policisë dhe Ushtrisë në Batajnicë. Pala serbe i kishte futur trupat në shpella, në afërsi të lumit. Këto shpella një gjerman i kishte përdorur për kultivimin e kërpudhave në mes të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. I kishin vendos aty… Në shpellë ka qenë një vajzë e pajetë në fazën e skeletizimit. Ishte 7-8-vjeçare. Kishte pas vrimën në ballë dhe, me qenë se kanë punuar kolegët serbë, rrobat i kishin ndarë dhe i kishin lënë në afërsi të secilës qese. Por, ato rroba i kishin shti në thasë të specave dhe lagështia e kishte bërë të vetën që të kalben. Pasi që tërhoqëm qesen me mbetjet skeletore, i merrnin rrobat e secilit… Duke e marr atë thes, u shqye… Në atë moment mënga e djathtë e një jakne ra në tokë. M’u duk sikur tha: Ku jeni deri tash? Ku ishit më herët? Ashtu më erdh një kritikë, si një zë”, ka thënë Gërxhaliu në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.