Duket se presidenti amerikan Donald Trump ishte hutuar në momentin që kishte zbritur nga aeroplani presidencial Air Force One, pasi nuk e dinte se cila ishte vetura e tij e njohur ndryshe si “Bisha”.

Edhe pse e kishte veturën para shkallëve të aeroplanit e cila në dyer ka logon presidenciale, ai në një moment hutohet dhe vazhdon rrugën drejt një veture tjetër, transmeton Telegrafi.


2 17

Presidenti amerikan kishte aterruar në bazën ajrore Andreës në Ëashington, pasi vikendin e kaluar e kishte kaluar në klubin e tij të golfit në Bedminster në Neë Jersey.

Por, pasi e panë se i pari i Shtëpisë së Bardhë ishte hutuar dhe nuk po e gjente veturën, një agjent i Shërbimit Sekret detyrohet që ta udhëzoj drejt veturës tetë tonëshe të tipit Cadillac. /Telegrafi/