Big Brother VIP Kosova ka publikuar pamjet e çastit dramatik kur banorja Alba pëson një incident brenda shtëpisë.

Gjatë përgatitjeve për një sfidë, ajo humbi papritur ekuilibrin dhe rrëzohet, duke humbur ndjenjat menjëherë.


Momenti shkaktoi shqetësim te banorët e tjerë, të cilët menjëherë u afruan për t’i ofruar ndihmë.

BBVK/FaceBook

Produksioni i programit reagoi menjëherë dhe përmes faqes zyrtare bëri të ditur se Alba u transportua menjëherë në urgjencën e njërit prej spitaleve private në Kosovë për trajtim mjekësor.

Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdes të specializuar dhe po monitorohet nga mjekët për të siguruar rikuperimin e plotë. /Telegrafi/