Momenti i të shtënave, kaosi i krijuar – pamje nga incidenti me të vdekur dhe të plagosur pranë ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll të Turqisë

Pas publikimit të lajmit, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë ato që supozohet të jenë pamjet e momentit të të shtënave me armë zjarri, pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll të Turqisë.
Bëhet fjalë për një incident, në të cilin, siç ishte raportuar më herët, kanë gjetur vdekjen të paktën dy persona dhe janë plagosur dy oficerë policie.
Nuk kishte informacione të menjëhershme mbi identitetin e sulmuesve ose cilat mund të kenë qenë motivet e tyre, përcjell Telegrafi.
Istanbul attack update:
- Target: Reportedly Israeli Consulate
- Three gunmen attacked the police station outside the building
- Gunmen neutralised, two of them dead, one heavily wounded
- Two police officers wounded
- ISIS style, trained attackerspic.twitter.com/PrrvSXA8Ui
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) April 7, 2026
Ministri i drejtësisë i Turqisë tha se ka nisur një hetim.
Ndërkohë, burime i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se asnjë diplomat izraelit nuk është i stacionuar në Turqi, as në konsullatën në Stamboll dhe as në ambasadën në Ankara.
Stambolli është bashkuar në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën në Iran.
Turqia ishte ndër vendet e para që mbështetën publikisht të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje.
E guvernatori i Stambollit, Davut Gul, ka thënë se dy oficerë policie janë "plagosur lehtë", një sulmues është vrarë dhe dy sulmues të tjerë janë plagosur pas të shtënave.
⚡️ BREAKING! Terror attack in Istanbul: Israeli consulate targeted
The attackers were wearing camouflage, carrying long-barreled weapons and backpacks. They attempted to break into the building but were stopped.
The terrorists have been neutralized. Among the injured are police… pic.twitter.com/0WRac5GB0B
— NEXTA (@nexta_tv) April 7, 2026
Raportet e mëparshme të medias thanë se tre persona u vranë.
Sulmuesit ishin të armatosur me armë dhe pushkë dhe mbërritën në vendngjarje me një makinë, shtoi Gul.
Ai tha se nuk kishte pasur personel diplomatik në konsullatën izraelite në Stamboll për dy vjet e gjysmë. /Telegrafi/






















































