Dy gra shpëtuan për mrekulli nga vdekja pasi një ballkon u shemb papritur mbi to në qytetin portual të Lavrios, në juglindje të Greqisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të së martës, më 7 tetor.


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin tronditës kur ballkoni u rrëzua, vetëm sekonda pasi gratë kaluan poshtë tij.

<iframe allowfullscreen frameborder="0" width="698" height="573" scrolling="no" id="molvideoplayer" title="MailOnline Embed Player" src="https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3526935.html"></iframe>

Njëra prej tyre pësoi gërvishtje të lehta, por nuk pati nevojë për trajtim spitalor.

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

Inxhinierët po hetojnë strukturën e dëmtuar për të zbuluar shkakun e shembjes. /Telegrafi/