Momente të ëmbla mes Toneyt dhe Benitës, dyshja shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin

Mbrëmja në Big Brother VIP Kosova ka sjellë sërish momente të ngrohta dhe tensione emocionale, sidomos mes Toneyt dhe Benitës, të cilët së fundmi përjetuan një krisje në marrëdhënien e tyre.
Pavarësisht mospajtimeve të ditëve të fundit, dyshja u shfaq shumë pranë njëri-tjetrit. Toney e mori Benitën në krahë dhe e rrotulloi në dhomën e ndenjës, ndërsa ajo nuk e fshihte dot buzëqeshjen dhe emocionet.
Por një moment edhe më i afërt ndodhi pak më vonë: gjatë përqafimit të tyre, Toney vendosi ta puthte Benitën në faqe, gjë që krijoi një situatë të sikletshme brenda shtëpisë.
Arsyeja? Klodi ishte duke i vështruar nga afër – banori për të cilin Benita vetë ka shprehur pëlqim kohë më parë.
Ky trekëndësh po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, teksa fansat po analizojnë çdo reagim dhe mimikë të banorëve. Ndjekësit tashmë presin për të parë nëse këto momente do të sjellin afrim të ri mes Toneyt e Benitës, apo tension me Klodin në ditët në vijim. /Telegrafi/


























































