LAJMI I FUNDIT:

Momente diskutabile në pjesën e parë Holandë-Angli: A ia mohua Fodenit goli dhe penalltia e “pa qenë” e Anglisë?

Momente diskutabile në pjesën e parë Holandë-Angli: A ia mohua Fodenit goli dhe penalltia e “pa qenë” e Anglisë?

Ka përfunduar pjesa e parë spektakolare mes Holandës dhe Anglisë me barazim 1-1 në gjysmëfinale të Euro 2024.

Ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga të dyja ekipet, por që ritmi i lojës filloi të rritej.

Ishte minuta e shtatë kur Xavi Simons lëshoi një super goditje, për të mposhtur Jordan Pickfordin për 1-0.


Por, Tre Luanët fituan një penallti të dyshimtë, nga një ndërhyje e Denzel Dumfries në Harry Kane.

Penallti diskutabile për Anglinë përballë Holandës – shënon Kane
Lexo po ashtu Penallti diskutabile për Anglinë përballë Holandës – shënon Kane

Gjyqtari fillimisht tha se nuk ka penallti, por nga rishikimi në VAR, arbitri vendosi të jepte goditje nga pika e bardhë, e cila u realizua nga Kane në minutën e 18-të.

Anglia më pas mori lojën nën kontroll, duke rrezikuar Holandën që dukej e humbur pas golit të pësuar.

Ishte minuta e 23-të kur Phil Foden mposhti edhe portierin e Tulipanëve kur futi topin mes këmbeve, por Dumfries largoi topin nga vija e portës.

Shtatë minuta më vonë, Dumfries lëshoi një gjuajtje me kokë, por Anglia ishte me fat, pasi topi u ndal në shtyllë.

Dy minuta më vonë, Foden testoi sërish portierin e Holandës, ndërsa kësaj here u ndal nga shtylla e majtë.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta duket se do të jetë edhe më spektakolare, pasi dy kombëtaret do të synojnë t’i ikin vazhdimeve, që të jenë sa më të pushuar ndaj Spanjës në finalen që zhvillohet më 14 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori