LAJMI I FUNDIT:

Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video)

Moment i sikletshëm, presidenti shikon materiale pornografike gjatë seancës gjyqësore (Video)

Presidenti bolivian Evo Morales ka përjetuar një moment vërtet të sikletshëm gjatë një seance gjyqësore.

Ai ka rënë pre e një rrengu, kur dikush i ka dërguar një material në telefonin e tij mobil.


Në momentin që Moral ka tentuar ta hapë, ka kuptuar se materiali kishte përmbajtje pornografike, ndërsa në sallën e gjyqit u dëgjua dhe audio e videos.

Siç shihet edhe nga video, ngjarja ka shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, por me siguri jo tek presidenti Morales, të cilit ngas tronditja i ka rënë edhe telefoni nga duart, transmeton tema.

Videoja është publikuar së fundmi në YouTube, por “Peru Today” thotë se nuk përcaktohet se kur mund të ketë ndodhur.