LAJMI I FUNDIT:

Moment i rrallë: Filmohet peshku duke kërcyer dy metra mbi ujë për ta “gëlltitur” një zog (Foto)

Moment i rrallë: Filmohet peshku duke kërcyer dy metra mbi ujë për ta “gëlltitur” një zog (Foto)

Dalja e peshkut nga uji dhe kërcimi dy metra mbi ujë për të kapur një zog, mund të tingëllojë si përrallë, por në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë.

Ekipi i BBC derisa po incizonte një dokumentar për historinë e “planetit të kaltër”, ka arritur ta filmoj një moment interesant që është shumë i rrallë, transmeton Telegrafi.


Fotografët dhe kameramanët e BBC-së po filmonin ujin, kur rastësisht kapën një peshk duke dalur nga uji për të kapur një zog që ishte shumë afër ujit.

Ai përveç se doli nga uji, kërceu mbi dy metra mbi ujë për ta futur në gojën gjigante zogun që ishte ulur për të pirë ujë.

Për peshqit gjigant ky veprim është i zakonshëm, por jo edhe për fotografët që rrallë herë kanë rastin ta dokumentojnë një gjë të tillë, për faktin se kësi lloje të peshqve qëndrojnë thellë nëpër Oqeane.

Dokumentari “planeti i kaltër” shfaq pamje të mrekullueshme të gjallesave që jetojnë nën ujë, dhe shumicën prej të cilave kemi mundur t’i shohim vetëm në filma apo të lexojmë në internet. /Telegrafi/