LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: OBRM-PDUKM në ditët në vijim do të vendosë nëse do të merr pjesë në qeverinë teknike

Milloshoski: OBRM-PDUKM në ditët në vijim do të vendosë nëse do të merr pjesë në qeverinë teknike

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski tha se partia e tij në ditët në vijim do të vendosë nëse do të marrin pjesë në qeverinë teknike.

Sipas tij, OBRM-PDUKM duhet të merr pjesë në qeverinë teknike në mënyrë që ta shfuqizojë pushtetin e LSDM-së dhe BDI-së, ndërse ministrat e kësaj partie, thotë Milloshoski, do të keni mundësi ta shndërrojnë qeverinë më transparente


“Vlerësoj se ministri i MPB-së, MPPS-së dhe tre zëvendësit në bujqësi, financa dhe MSHIA do të ishin investim i mirë që të zvogëlohen malverzimet e LSDM-së dhe BDI-së”, tha Milloshoski duke shtuar se jo më kot Fatmir Besimi është zgjedhur shef i shtabit zgjedhor në BDI.

Në lidhje me Aleancën për Shqiptarët, ai tha se kjo parti luan rolin e pushtetit dhe opozitës dhe se nuk heqin dorë nga vendi në KSHZ në opozitë./Telegrafi./