LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj tregon për kohën e luftës: Nën sulme e granatime kam bartë bukë për ushtarët e UÇK-së

Molliqaj tregon për kohën e luftës: Nën sulme e granatime kam bartë bukë për ushtarët e UÇK-së

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar për fëmijërinë e tij, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai ka tënë se si fëmijë, i inspiruar nga babai i tij, ka qenë i interesuar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


Gjithashtu, ka kujtuar një moment kur ishte gëzuar, pasi kishte parë pr herë të parë emblemën dhe uniformat e UÇK-së.

“Pastaj ka shkuar (babai) në Gllogjan dhe ku është kthyer më ka treguar detaje që unë si fëmijë më intresojshin shumë, për shkak të prindit… dhe tani kam qenë i kyçur në çdo takim që është mbajt në shpinë tonë të babës me shokët e fshatit, ku menjëherë me datën 29 kanë shkuar me marrë armatim në Shqipëri… dhe kur është kthyer pas dy ose tri ditësh më ka cu prej gjumit, e ka ditë  që kam qejf dhe ma çuar në katin e dytë ku ka qenë një dhomë e parregulluar dhe mi ka treguar armët dhe tesha, e u pata gëzuar shumë…aty i pata parë për herë të parë teshat e UÇK, emblemën dhe armët dhe prej atij momenti kam qenë i përfshirë qind për qind”, ka treguar Molliqaj.

Molliaj ka thënë se gjatë kohës së luftës ka bartur bukë për disa pjesëtarë të UÇK-së.

“Në periudha të ndryshme kam bërë sene për ushtrinë Para shtatorit të ’98 të Beleg mbetën 7 deri 11 veta që bënin roje, unë prej fshatit Llukë çdo mëngjes me biçikletë kam çuar bukët atje. Dhe shpesh gjatë shkuarjes ka pasur granatime të fuqishme ose sulme, ku kam mbet nëpër kanale të ndryshme. Dhe prej qejfit të madh më lejojshin të flejë aty, në pikë dhe më lejoshin me bë roje natën me një ose dy ushtarë dhe shkoi tu u rritë kjo deri pas lufte”, u shpreh Molliqaj në RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori