LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Pse po ju dhemb kaq shumë sondazhi?

Molliqaj: Pse po ju dhemb kaq shumë sondazhi?

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i ka pyetur partitë politike se “pse po ju dhemb kaq shumë” sondazhi i publikuar sot, i cili subjektin e tij politik e nxjerr të parin.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se pse “Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!”, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Molliqajt:

“Sot publikuam një sondazh të realizuar nga Ubo Consulting. Të gjitha partitë politike paskan reaguar. Madje edhe kryeministri. Dy gjëra me rëndësi:

1.Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!

2.Nëpër të gjitha vendet demokratike praktikohet organizimi i sondazheve dhe publikimi i tyre (edhe nga subjektet politike). Pse gjithë ky mllef ndaj një praktike shumë normale në vendet e BE dhe SHBA? A nuk besojnë këta në vlerat dhe praktikat e këtyre vendeve?!

Por në anën tjetër, gëzimi i qytetarëve me këtë lajm është shumë i madh. Unë i falënderoj qytetarët për mbështetjen e tyre. Kjo po vërehet masivisht edhe në tubimet tona gjithandej në Kosovë.

P.S. Sondazhi është organizuar nga Ubo Consulting kurse ne thjeshtë kemi qenë një nga shumë klientët në këtë hulumtim” (sic.), ka shkruar Molliqaj. /Telegrafi/