Përmes protestës, veteranët kanë kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në Projektligjin për pagat. Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, herë pas here kanë qëndruar me protestuesit në oborrin e Kuvendit. E pas tri ore qëndrimi e përleshjeje me forcat policore e ballafaqimi me gazlotsjellës, protestuesit janë shpërndarë.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj tha se rrethojat nuk ishin thyer nga protestuesit, meqë dikur qeveria e tanishme kishte premtuar heqjen e tyre.
“As nuk i kanë thyer e as nuk kanë hyrë brenda. Qeveria Kurti 1 i ka hequr rrethojat, merrini videot, patën thënë që Kuvendi e Qeveria duhet të jenë të qasshme për qytetarët. Këta janë qytetarë si unë edhe ti edhe hynë aty ku vet qeveria ka thënë. Përndryshe është dashur t’i lënë rrethojat siç kanë qenë edhe nuk kish hy askush. Në njërën anë i heqin rrethojat, në anën tjetër i qesin policinë. Ishte provokim”, ka theksuar ai.
Molliqaj shtoi se veteranët janë sulmuar nga policia dhe se të njëjtit janë provokuar.
“Në vendet demokratike, numri i protestuesve të lënduarve është gjithmonë më i vogël se numri i policëve. Në këtë protestë, numri i protestuesve të lënduar është shumë herë më i madh. Kërkesat janë të drejta, çmimet janë rritur, kështu që unë besoj që ishte provokim i panevojshëm”, ka shtuar Molliqaj.
Nga kryesia e OVL-UÇK-së disa herë ishte bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos tensionojnë situatën.
Derisa protestuesit bënin thirrje që të tërhiqej ligji, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri doli para protestuesve duke treguar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Sot kemi ardhur në një ditë ku kjo qeveri e turpit e procedon një projektligj, e cila i len jashtë kategorinë e veteranëve të luftës. Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pisllëqeve të kësaj qeverie. Ne si GP i PDK-së edhe pamundësuam që të kalojë ky ligj, mirëpo kjo tendencë e tyre do të vazhdojë, do të mundohet të kalojnë këtë ligj”, ka theksuar ai.
Megjithatë, Tahiri u zotua se në asnjë rrethanë pa involvimin e veteranëve të luftës, nuk do të lejojnë procedimin e ligjit të pagave. /Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë