Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj në një intervistë në “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur për qeverisjen Kurti, të cilën e ka cilësuar si qeverisje të rrezikshme.
Molliqaj ka thënë se kjo qeveri ka tendencë për zvogëlimin e demokracisë në vend.
“Ka ndërruar në shumë drejtime e qasje të rrezikshme, në disa nuk ka lëvizë fare e në disa ka pasur ndryshime që njerëzit e kanë mirëprit. Sa i përket çështjes së demokracisë, ka qenë qasje e rrezikshme. Mos të harrojmë se kjo qeveri është qeveria e vetme që një medias në Kosovë ia ka turr policinë dhe Prokurorin e Shtetit jashtëligjshëm. Kjo prokurori e polici ekziston që 22 vite dhe shkoi vetëm pas urdhrit politik”, ka thënë Molliqaj.
Ai ka shtuar se qeveria e ka bllokuar sistemin e investimeve dhe ka uzurpuar shumicën e bordeve në Kosovë.
“Kryeministri bën emisione vetëm në televizionin publik, të cilin tashmë e kontrollon totalisht dhe në një televizion tjetër privat që e mbështet totalisht atë. Kryeministri nuk shkon te gazetarët. E kemi pa raportin e DASH-it ku thuhet se zyrtarët e LVV-së i kanë kërcënuar mediat. Ka një tendencë për një zvogëlim të demokracisë dhe kontroll të saj. E ka blloku sistemin e investime në Kosovë. I ka uzurpuar shumicën e bordeve në Kosovë”, tha Molliqaj.

I pari i PSD-së tha se si parti e kanë thënë se tendenca e qeverisë së re ka me qenë kapja e institucioneve me një shpjegim të ri.
“E kemi përsëritur rrezikun që vjen nga kjo mendësi qeverisje. Nëse atëherë ka qenë qasje klienteliste e shkapërderdhur brenda interesave të grupeve të ndryshme brenda subjekteve politike përpara, tani kjo është e kontrolluar nga lart – poshtë”, tha Molliqaj.
Gjatë kësaj interviste, Molliqaj u shpreh kritik edhe për partitë opozitare parlamentare.
“Problemi i opozitës parlamentare është se e para besojnë se krejt çfarë duhet të bëjmë ne të presim kur Albin Kurti do ta rrëzojë veten. Ka një tendencë me shpjegu se Kurti është kundërshtari më i madh i vetvetes.Unë nuk pajtohem me këtë. E dyta, besoj që mungon një vullnet, guxim e gatishmëri për me ndërru Kosovën dhe Albin Kurtin. Unë besoj që ka mospërfaqësim të votuesit opozitar në Kosovë nga partitë opozitare parlamentare”, tha Molliqaj.
Molliqaj shtoi se thirrja e tyre për partitë parlamentare është të rrisin intensitetin e kritikës ndaj Qeverisë Kurti.
“Kosova me Albin Kurtin po rrezikohet në kuptimin e demokracisë. Në secilin proces gjyqësor i ka humbur proceset, e ka shkel Kushtetutën. Vazhdimisht ka skandale Krimet më të mëdha ndaj njerëzve nuk janë bërë nga kriminelët, por nga pushtetet autoritare”, tha Molliqaj.
Ai shtoi se si parti janë jashtë Parlamentit. Por, thotë se, fakti që nuk i janë nënshtruar hegjemonisë së shumicës, qytetarët kanë krijuar simpati të madhe për ta.
Molliqaj ka folur edhe për politikën e jashtme të kësaj qeverie, duke thënë se janë duke bërë aventura./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë