LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj kërkon heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

Molliqaj kërkon heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj në emër të kolegëve të tij nga grupi parlamentar kërkon që me mocion përmbajtjesor të hiqet roamingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Molliqaj kërkesën e tij drejtuar Kuvendit e ka publikuar në rrjetin social Facebook.


“Rezolutë për heqjen e ROAMING ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.  Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë të larta për shërbimet telefonike dhe të internetit sa herë që ata udhëtojnë në Shqipëri, përkatësisht Kosovë”,

“Përmes këtij mocioni, ne kërkojmë që këto tarifa të hiqen dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre. Një gjë e tillë tashmë zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian. Shpresoj që ky mocion do të mbështetet nga të gjithë deputetët dhe se pastaj të dyja qeveritë do të nisin sa më parë procedurat për heqjen e roaming-ut”, ka thënë Molliqaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori