LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Me AAK-në, AKR-në dhe Nismën u pajtuam për protestë të përbashkët kundër shtrenjtimit rrymës

Molliqaj: Me AAK-në, AKR-në dhe Nismën u pajtuam për protestë të përbashkët kundër shtrenjtimit rrymës

Katër partitë opozitare, AAK, AKR, PSD dhe Nisma Socialdemokrate janë dakorduar për veprim të përbashkët opozitarë për organizimin e një proteste kundër vendimit për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Pas takimit të thirrur nga PSD të premten, në të cilin munguan dy partitë e mëdha opozitare, PDK dhe LDK, u tha se vetëm përmes veprimeve të përbashkëta dhe demokratike, arrihet qëllimi për shfuqizimin e vendimit për shtrenjtim të rrymës.


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, para gazetarëve paraqiti katër konkluzionet e arritura në takimin e përbashkët, ku pjesë ishte edhe kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla.

“Ka dakordim të përgjithshëm për aksion të përbashkët opozitar. Njëzëri të gjithë jemi pajtuar se duhet të kemi veprim të përbashkët, përkatësisht aksion opozitar. Kërkesat që tashmë janë në emër të të gjithëve është se të gjithë njëzëri jemi kundër vendimit që formalisht është i ZRrE-së dhe përmbajtësish është i qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Dy dhe jo pak e rëndësishme konsiderojmë të padrejtë dhe shkelje që vendimi nuk është bërë publik. Gjithë ata që e dinë një vendim i një institucioni bëhet i plotfuqishëm vetëm pasi të publikohet. Neve na është rritur çmimi i energjisë elektrike vetëm me tre rreshta dhe disa persona që po shkojnë dhe marrin pjesë në televizione pa e ditë cili është ai vendim. Tre i ftojmë edhe partitë tjera opozitare që të inkurajojnë veprimin e tyre brenda institucional drejtë shkresave në Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Katër, ka pajtim njëzëri që duhet të ketë protestë qytetare të përbashkët dhe sa më shpejt që është e mundshme. Por i kemi dy ditë kohë që të konsultohemi me organet që përfaqësojmë, qofshin ato sindikata apo edhe parti politike për modalitetin, datën dhe kohën e saktë të protestës”, tha ai.

Përkrahje bashkëpunimit opozitarë i dha edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

“Do të përdorim gjitha instrumentet demokratike që të arrijmë qëllimin që të ndalim këtë rritje që e ka bërë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së. Është e vërtet se gjitha çmimet e gjitha artikujve në Kosovë janë rritur, por nuk ka rritje të pagave dhe gjendja sociale-ekonomike në Kosovë është duke rënduar”, tha ai.

Ndërsa, Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate, i bëri thirrje edhe dy partive tjera opozitare, PDK dhe LDK që të jenë pjesë e këtij fronti opozitarë.

“Nga sot do të fillojë një bashkëpunim i gjitha subjekteve politike që sot ishin të pranishme në këtë takim opozitare parlamentare dhe jo parlamentare. Por njëkohësisht u dakorduam që t’i bëjmë ftesë edhe partive të tjera opozitare parlamentare që s’kanë qenë pjesë në këtë takim… Kemi biseduar edhe për mundësinë e organizimit të ndonjë proteste të përbashkët, por për gjitha vendimet e tjera do t’iu informojmë me kohë”, tha ai.

Përfaqësuesi i AKR-së në këtë takim, Jetlir Zymberaj nuk u prononcua për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori