LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mogherini: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ka raportuar në Bruksel në lidhje me raportin e KE-së për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ajo me këtë rast tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë ndryshime të mëdha në këto vitet e fundit.

“Është një investim gjeostrategjik, të besosh në interesat tona, perspektiva evropiane mbetet, motivim për ndryshim për Ballkanin Perëndimor. Ndryshimet në Maqedoninë e Veriut dhe reformat e drejtësisë në Shqipëri, treguan se njerëzit dëshirojnë ndryshime. Dëshira e drejtpërdrejtë e njerëzve për ndryshime, janë gjërat e pakta që e bashkojnë rajonin, dhe duke e bërë këtë zgjedhje jo vetëm udhëheqësit politik por edhe qytetarët, politika e zgjerimit na sjell te ADN-ja e procesit të rajonit në BE, dhe na bën të harrojmë mbeturinat e luftës. Është bërë punë madhore për të vlerësuar ecurinë e ekipeve të cilët kanë punuar në mënyrë të mrekullueshme për të arritur këto rezultate. Megjithatë më lejoni ti theksojmë disa çështje: BE-ja ka investuar shumë në Ballkanin Evropian, me një sërë angazhimeve të rëndësishme të cilat janë mbresëlënëse, ku Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përqafuar procesin e integrimit”, tha Mogherini.

Ajo vlerësoi në mënyrë të veçantë reformat në drejtësi që është bërë nga ana e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Reforma në drejtësisë ka qenë një reformë e thellë në Shqipëri e cila ka prekur rrënjësit sistemin, unë kam qenë e pranishme edhe në samitin e fundit në Tiranë dhe e kam parë nga afër. Në bazë të vlerësimit të rreptë komisioni rekomandon çeljen e negociatave për dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi që të dy vendet kanë bërë punën e tyre, tani është radha e BE-së të bëjë punën e tyre”, u shpreh Mogherini./AlsatM/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori