LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Kosova është Evropë, jam e lumtur që sot festojë me ju

Mogherini: Kosova është Evropë, jam e lumtur që sot festojë me ju

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka thënë se ndihet shumë e privilegjuar që ndodhet këtu dhe që ndan festën me qytetarët e Kosovës, festë kjo të cilën e keni arritur si rezultat i punës që keni bërë.

Mogherini këto komente i bëri gjatë një konference për media ku më tej theksoi se sot kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara, që do të ketë impakt pozitiv në jetën e përditshme dhe politike, transmeton Telegrafi.


“Kosova është Evropë dhe ne jemi duke punuar për integrimin e Kosovës edhe në BE. Vendi i juaj është në zemër të kontinenit. Po i thoja kryeministrit se jam shumë e lumtur që po festojmë së bashku edhe anëtarësimin në UEFA”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka shtuar se kemi një mënyrë të punuarit së bashku ndërmjet dialogut të cilin ajo e ndërmjetëson, dhe se dialogu është mënyrë e të forcuarit të shtetit.

“Brenda disa ditëve do të festojmë ditën e Evropës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për mua që këtë ta bëjë së bashku me këtë vend. Këtu ne sot festojmë lirin e lëvizjes  e jo ndërtimin e murit me tela me gjemba sepse kjo nuk është Evropa”, u shpreh Mogherini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori