LAJMI I FUNDIT:

Mogherini-Juncker: Athina dhe Shkupi kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët në BE

Mogherini-Juncker: Athina dhe Shkupi kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët në BE
Embrace between Federica Mogherini, on the right, and Jean-Claude Juncker, next to the European flag

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Clod Juncker dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me një deklaratë të përbashkët, përshëndetën ratifikimin e marrëveshjes së Prespës dhe Kuvendin e Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga fillimi BE e ka përkrahur fuqishëm marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev në patronazhin e Kombeve të Bashkuara. Ishte i nevojshëm guximi politik, lidership dhe përgjegjësi nga të gjitha palët që të kalohet një nga kontestet më të rënda në rajon. Të dyja vendet e shfrytëzuan këtë mundësi unikate e cila jep shembull për pajtim në të gjithë Evropën dhe do të sjell nxitje plotësuese për perspektivën evropiane të rajonit”, thuhet në deklaratën e eurokomisarëve.

Ndërsa po presim hapat e ardhshëm proceduralë që do dërgojnë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, mund të themi me siguri se Athina dhe Shkupi së bashku kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/