LAJMI I FUNDIT:

Mogherini flet për aksionin e djeshëm në veri: Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut

Mogherini flet për aksionin e djeshëm në veri: Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut

Nëse ndihma e BE-së nuk përdoret në një mënyrë të mençur sot, nëse e humbim këtë rast, e shoh rrezikun e forcave të errëta të së kaluarës të konfrontimit dhe të humbasim rastin e integrimit.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherini, teksa ka komentuar ngjarjet e djeshme në veri të vendit.


Mogherini tha se ajo që ndodhi dje tregon për nevojën që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Raporti i KE-së për Kosovën, nuk përmendet heqja e vizave - kërkohet largimi i taksës
Lexo po ashtu Raporti i KE-së për Kosovën, nuk përmendet heqja e vizave - kërkohet largimi i taksës

“Ajo që ndodhi dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ndodhi dje është përkujtues se të gjithë ne jemi për marrëveshje obliguese pasi i tërë rajoni përfiton. Është e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dimë dhe pajtohemi që tendencat e kaluarës për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese mund të dalin në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në një udhëkryq”, tha Mogherini.

Ajo ka ripërsëritur edhe njëherë thirrjen për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Hahn kërkon heqjen e taksës, paralajmëron vizitë gjatë qershorit në Prishtinë e Beograd
Lexo po ashtu Hahn kërkon heqjen e taksës, paralajmëron vizitë gjatë qershorit në Prishtinë e Beograd

“Si donatorë e dimë se është më mirë të bëhet biznes dhe jo luftë. Kosova dhe Serbia duhet të përkushtohen për një marrëveshje dhe nëse jemi tek kushtet, do të përsërisja që duhet të hiqet taksa 100 përqind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës”, tha ajo.

Ajo u shpreh e bindur se një marrëveshje me Kosovën dhe Serbinë mund të ndodhë, teksa tha se për këtë është e gatshme që menjëherë të thërras një takim të dy palëve për dialog./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori