LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Ballkani Perëndimor top prioritet, do vazhdojmë punën drejt marrëveshjes Kosovës – Serbi

Mogherini: Ballkani Perëndimor top prioritet, do vazhdojmë punën drejt marrëveshjes Kosovës – Serbi

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, si dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini gjatë konferencës që ka mbajtur sot së bashku me kryediplomaten austriak, Karin Kneisl, gjatë punimeve të konferencës GYMNICh në Vjenë, ka thënë se Ballkani Perëndimor është top prioritet r për Bashkimin Evropian (BE).

Ajo po ashtu ka thënë se gjatë takimit me ministrat e jashtëm të BE-së, i ka informuar ata për takimin e radhës me Thaçin dhe Vuqiç që pritet të mbahet më 7 shtator, se është duke punuar në drejtim të lehtësimit për arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve.


“E kemi prekur në veçanti mbështetjen që e kemi për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që unë e lehtësojë dhe do të jem nikoqire e një takimi të ri në mes të z. Thaçi dhe z. Vuqiç javën e ardhshme, saktësisht një javë nga sot, për të vazhduar punë që ne lehtësojmë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme mes tyre”, ka thënë ajo.