Real Madridi ka shkëlqyer kundër Romës të mërkurën mbrëma dhe siç ndodh shpesh, performanca e tyre e madhe ishte jashtëzakonshme në mesfushë.

Që nga krijimi i treshes Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro në mesfushën e Los Blancos në vitin 2015, ata kanë qenë pothuajse të pandalshëm.


Ata i kanë kushtuar klubit më pak se 80 milionë euro, por ata mund të quhen lirisht mesfusha më i mirë në historinë e klubit nga kryeqyteti.

La chan tu xa cua Madrid

Për herë të parë ata luajtën së bashku më 4 tetor 2015, ku Rafa Benitez ui futi së bashku në derbin e Madridit që përfundoi 1-1.

Sa për përvojën e parë të Ligës së Kampionëve së bashku, ajo erdhi një muaj më vonë, ku u mundën nga Paris Saint-Germain 1-0.

Ardhja e Zinedine Zidane bëri që ata të marrim përgjegjësi më të madhe.

4cbf3c958ae9d02117f428ef8a0e6188

Kroati, gjermani dhe braziliani arritën të kalojnë në një nivel tjetër ku e fituan tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Aty ishte edhe Isco që luante herë pas here.

Treshja e kanë dominuar Evropën për tre sezone dhe i katërti ka filluar pozitivisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app