LAJMI I FUNDIT:

Moderna thotë se vaksina e saj anti-COVID është e sigurt dhe duket efektive tek adoleshentët

Moderna thotë se vaksina e saj anti-COVID është e sigurt dhe duket efektive tek adoleshentët

Vaksina e Modernas kundër COVID-19 është e sigurt dhe duket se është efektive tek adoleshentët, tha kompania dje (e martë).

Në një provë të Fazës 2/3 të 3,732 fëmijëve të moshave 12 deri 17 në Shtetet e Bashkuara, testet e gjakut treguan se vaksina prodhoi një përgjigje imune që ishte ekuivalente me gjetjet e mëparshme te të rriturit.


Prova nuk ishte krijuar për të parë në mënyrë specifike efikasitetin. Sidoqoftë, vëzhgimet fillestare zbuluan se asnjë nga fëmijët që morën vaksinën nuk u infektua me coronavirus duke filluar 14 ditë pas dozës së tyre të dytë. Katër nga fëmijët që morën ‘placebo’ u testuan pozitivisht për coronavirus, për të cilin Moderna thotë se është “në përputhje me një efikasitet të vaksinës prej 100 për qind”. Kompania vëren se kjo shifër mund të ndryshojë ndërsa më shumë të dhëna mblidhen, shkruan CNN.

Kompania gjithashtu rishikoi se sa mirë funksionoi vaksina pas vetëm një doze. Rezultatet sugjerojnë se vaksina ishte 93 për qind efektive pas një doze në parandalimin e rasteve të lehta të COVID-19, duke përfshirë vetëm një simptomë të sëmundjes së coronavirusit në vend të dy ose më shumë simptomave.

Moderna njoftoi për rezultatet dje (e martë) në një njoftim për shtyp dhe rezultatet nuk janë shqyrtuar ose botuar nga kolegët.

Kompania tha se vaksina ishte “përgjithësisht e toleruar mirë” dhe se nuk u identifikuan shqetësime të rëndësishme për sigurinë. Efektet anësore përfshinin dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulore dhe ethe pas administrimit të dozës së dytë. Ndonjëherë vërehej edhe dhimbje në vendin e injektimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori