Modelja venezuelase i publikon bisedat private me Ronaldon dhe bastin që portugezi kishte vënë me të

Modelja venezuelase, Alexandra Mendez, i ka publikuar disa mesazhe eksplicite të këmbyera në WhatsApp me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja ka folur në kanalin televiziv peruan, ATV, në lidhje me mesazhet private që ia kishte dërguar 34-vjeçari.

Ajo ka thënë se Ronaldo kishte kërkuar "t'ia kafshonte të pasmet" në rast se arrinte të shënojë gol - transmeton The Sun.
Në mesazhet e publikuara nga Alexandra, mes tjerash, Cristiano ia ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas i ka dërguar 'selfie' të tij, para se të vinte bast me bukuroshen.

Basti ishte që nëse arrinte të shënojë gol, modelja duhej ta lejonte " t'ia kafshonte të pasmet", mirëpo Mendez ka thënë se asgjë nuk ka ndodhur mes tyre, edhe pse ishin takuar edhe ballë për ballë.
Këto mesazhe Ronaldo ia kishte dërguar para tre vitesh kur luante për Real Madridit dhe akoma nuk ishte njoftuar me të dashurën e tanishme, Georgina Rodriguez.
"Ka ndodhur para afro tre vitesh. Në verën e atij viti me duket se u takua me atë (Georginan), kam mundur të jem unë në vend të saj", ka thënë modelja. /Telegrafi/
























































