LAJMI I FUNDIT:

Modeli më i vlerësuar i Kia-s po i nënshtrohet një ridizajnimi, premierë pas pak ditësh

Modeli më i vlerësuar i Kia-s po i nënshtrohet një ridizajnimi, premierë pas pak ditësh

KIA ka publikuar skica ngacmuese përpara ridizajnimit të paralajmëruar për javën e ardhshme.

Më 18 korrik, Kia do të prezantojë XCeed-in e ri, i cili, së bashku me një ndryshim të lehtë vizual, do të marrë edhe përmirësime të rëndësishme nën llamarinën. Ridizajnimi vjen saktësisht një vit pasi të gjitha versionet e tjera të Ceed kaluan në procesin e rinovimit.


Edhe pas tre vitesh, dizajni tërheqës nuk tregon shenja plakjeje, kështu që ndryshimet vizuale do të jenë minimale.

Vija anësore do të rafinohet me rrota me diametër më të madh, në pjesën e pasme, së bashku me logon e re, do të ketë disa dekorime dhe një nënshkrim të ri LED, dhe përafërsisht e njëjta gjë pritet në pjesën e përparme.

Pamja e kabinës ende nuk është zbuluar, por prisni një kabinë dixhitale të rinovuar, ashtu si pjesa tjetër e familjes Ceed.

Dhe së fundi, lajmi më i madh. XCeed refuzon motorët klasikë me benzinë, kështu që oferta fillon me një 1.0 me tre cilindra në formën e një hibridi të butë me një sistem 48V.

Versioni PHEV është tashmë atje me një kombinim të një motori 1.6 me aspirim natyral dhe një motor elektrik për një total prej 141 HP.

Me një bateri prej vetëm 8,9 kWh, ai arrin një distancë prej 58 km.

Informacione shtesë, përfshirë çmimet, do të njoftohen më vonë. Modeli aktual fillon nga 22 mijë euro. /Telegrafi/