LAJMI I FUNDIT:

Modeli misterioz që Hyundai po e teston në pistë (Video)

Modeli misterioz që Hyundai po e teston në pistë (Video)

Duhet të jetë, shumë i shpejtë

Javën e kaluar, Hyundai është parë tek e testonte në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, atë që dukej si një Veloster N i ri, transmeton Telegrafi Mirëpo, modeli aktual i kësaj makine, ka dalë shumë vonë në treg dhe nuk ka nevojë për një të ri.


Regjistrimi nga afër dhe në livizje i kësaj makine të re nga Hyundai, ka lënë të kuptohet se është një makinë misteroze, që nuk i përket asnjë prej linjave të kompanisë.

Në momentin që po zbritej nga një furgon, dukej sikur është një version i ri i Veloster, por ka linja krejtësisht të ndryshme. Njohës të modeleve nga Hyundai, kanë thënë se mund të jetë i shumëpërfoluri DCT, që është thënë se mund të hyjë në prodhim.

Në përgjithësi, ky model i ri nga Hyundai lëshonte shurma shumë të fuqishme, që lë të nëkuptohet se do të jetë i shpejtë dhe i shkathtë. /Telegrafi/