LAJMI I FUNDIT:

Modelet më të reja të iPhone arrijnë në tetor?

Modelet më të reja të iPhone arrijnë në tetor?

Gjatë muajve të fundit kishte mjaft raportime se Apple ka probleme të mëdha me prodhimin e modelit të tij të ardhshëm premium iPhone.

Edhe pse pritet që iPhone 7s do të jetë i gatshëm në periudhën e planifikuar, raportet krijuan pamjen se iPhone 8 mund të shihet vetëm në vitin 2018.


Megjithatë, duket se prodhimi është stabilizuar në momentin e fundit dhe se të gjitha modelet e reja iPhone mund t’i shohim deri në fund të këtij viti. Sipas burimeve të Economic News Daily, në uljen e prodhimit ndikim të madh ka pasur dizajni i ri i pllakave, të cilat do t’i kenë iPhone 7S dhe iPhone 8/X/Anniversary Edition.

Prodhimi i këtyre pllakave ishte në nivel jashtëzakonisht të ultë, por gjërat u përmirësuan javëve të fundit, transmeton KosovaPress.

Raporti sugjeron se të tri modelet e reja të iPhone do të gjenden në treg prej tetorit të këtij viti. Kjo është më vonë se sa pritej, duke pasur parasysh se Apple planifikon që telefonat e ri t’i prezantojë në fillim të shtatorit.

Apple nuk ka konfirmuar asgjë dhe të gjitha të dhënat që vijnë nga zinxhiri i furnizimit duhet marrë me rezervë.