LAJMI I FUNDIT:

Modelet më të mira të flokëve me balluke: I fshijnë vitet nga fytyra sjellin ndryshime shumë efektive

Modelet më të mira të flokëve me balluke: I fshijnë vitet nga fytyra sjellin ndryshime shumë efektive

Këtë vjeshtë balluket janë një hit absolut!

Edhe pse duken si një ndryshim i vogël, disa grave ua ndryshojnë tërësisht dukjen.


U përshtaten çdo gjatësie flokësh dhe çdo formë është e mundur – të drejtë, pak të rrumbullakosur, të trashë, të hollë, e ndarë në mes, të shkujdesur, të kthyer anash, madje edhe të lëpirë.

Shikoni në vazhdim cilat do t’ju përshtaten më së miri, mbase edhe do të vendosni të ndryshoni modelin e flokëve, transmeton Telegrafi.

Ndarja në mes

Duken shumë bukur kur i thani me tharëse flokësh dhe i ndani në mes. Me një veprim do të arrini të keni një dukje krejtësisht ndryshe.

View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Balluke të gjata

Pa marrë parasysh a do të vendosni që t’i bëni flokët në formë bisht kali, t’i lidhni gërshet apo së paku t’i lini të lira, balluket ultra të gjata janë një zgjedhje e shkëlqyeshme.

View this post on Instagram

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Balluket e trasha

Balluket e trasha, të cilat janë në formë tallazesh dhe rrumbullakojnë butësisht fytyrën, ndihmojnë që të zbuten linjat e “ashpra“ dhe dukja juaj të jetë më joshëse.

“Perdja” e ballukeve

Fjala është për balluke të gjata të cilat rrumbullakojnë fytyrën, por që janë butësisht të ndara në mes. Ky version modern i flokëve i Brigitte Bardot është shumë i popullarizuar në disa sezone të fundit.

Balluket anash

Gruas i japin një dozë të veçantë elegance dhe bukurie, por që nuk u marrin shumë kohë për t’i formësuar.

Balluket e rrumbullakuara

Janë ideale për model flokësh mbretëror. Duken shumë femërore, dhe janë një stil mbresëlënës i cili përshtatet në të gjitha rastet.

Balluket kaçurrele

Pa marrë parasysh a është fjala për flokë me kaçurrela natyrale apo jo, balluket janë trend të cilave shumë gra nuk mund t’u rezistojnë.

Balluket e lëpira

Nëse keni flokë shumë të shkurtër, ndërsa modelin e flokëve tuaj dëshironi ta pasuroni e një dimension të ri, balluket e lëpira të kthyera anash janë zgjedhja e duhur.

/Telegrafi/