Nga: Igli Tola
Një model pozitiv/rol-model shërben si një shembull frymëzues, kryesisht për të rinjtë (që janë në kushtet e planifikimit dhe dizenjimit të ‘udhës’ jetësore që do të përshkruajnë) që duan të jetësojnë ëndrrat e tyre dhe i tregojnë atyre se si të jetojnë me integritet, optimizëm, shpresë, vendosmëri dhe empati. E, ndërsa brezat pasojnë njëri-tjetrin, duke kaluar nga ‘Milenialët’ dhe ‘Generation Z’ dhe teksa teknologjia e ka bërë shumë më dinamike jetën roli i tyre bëhet akoma më kruçial.
Të rinjtë sot vuajnë për modele inspirimi, pasi edhe vakumi kulturor e social është thelluar në lidhje me atë që duhet etiketuar e lartësuar për sukses e arritje jetësore. Kufiri ndarës mes suksesit e dështimit, vlerave e antivlerave, moralit e amoralitetit, punës e parazitizmit është zbehur aq sa rëndom modelet negative konsiderohen si pozitive për t’u ndjekur. Në fakt, po t’i hidhet një sy mënyrës se si kultivohet apo farkëtohet rinia është pikëllim. Duket qartë që rinia është duke ndjekur modele të shtrembra, shembuj të gabuar frymëzimi, dhe devianca të shndërruara në normë.
Me një sondim të thjeshtë shihet që shumica e të rinjve sot nuk shohin të ardhme dhe as ëndërrojnë auditorët e universiteteve. Modelet e tyre që shpesh u vijnë përmes rrjeteve sociale, janë historitë tragjike të të rinjve shqiptarë që sot janë në majat e krimit të organizuar botëror. Shembuj aspak të largët edhe për një të ri në zonat më të thella të vendit, pasi sot falë “Tik-Tok” e “Instagram”-t i kanë akoma më të prekshëm. Flenë e zgjohen me aspiratën për t’u larguar nga balta e mjerimi i fshatit, për të “shporrur” varfërinë nga gjiri i familjes së tyre dhe shpresa se do t’i arrijnë këto gjëra me punë e shkollim iu është venitur.
Kanë edhe “me okë” shembuj politikanësh qendrorë ose lokalë të korruptuar e arrogantë, që si virtyt të vetëm kanë manifestuar kompromisin me çdo kosto, vetëm e vetëm për të qëndruar në ‘tavën’ e vendimmarrjes.
Racionaliteti e morali nuk janë më trend, por ambicia dhe lakmia për të ecur në hapat e pseudo-modeleve të protagonistëve të prodhuar nga shoqëria tëre këto vite. Është krijuar përshtypja që në këtë vend je i realizuar vetëm nëse ndjek modelet dominues në shoqëri të kapobandës, që konkretisht në shoqërinë tonë janë një gjykatës të majmur, një gazetar i pushtetshëm, i lidhur mirë me kulisat e politikës dhe i famshëm njëherazi si dhe ç’është më e rëndësishmja një politikan i korruptuar me imunitet.
Përfolja apo akuzat publike jo vetëm që nuk kanë prodhuar ndëshkimin e këtyre protagonistëve të kalbur, apo anatemimin dhe revoltimin e shoqërisë ndaj tyre, por përkundrazi, e ka bërë sjelljen e tyre të pranueshme. Ka topitur ndjeshmërinë e publikut, duke e normuar pandershmërinë dhe ka arritur në nivelin që të mendohet se ky vend nuk bëhet, e kështu që gjithkush të mund të rrjep sa më shumë prej tij kur ti jepet mundësia.
Në momentin që drejtësia nuk vepron për të hetuar pasuritë e një personazhi që është potencialisht një trafikant, madje shteti mendon edhe mënyra për t’ia amnistuar milionat; atëherë një i ri 20-vjeçar, 30-vjeçar e kështu me radhë është në gatishmëri të kopjojë atë model, e konsideron atë modelin e suksesit dhe jo dikë tjetër, i cili është i angazhuar, është i përpiktë me ligjin dhe e zbaton me devocion ligjin dhe qëndron një qytetar i ndershëm, megjithëse ka atë malin e faturave për të likuiduar dhe pirgun tjetër të pamundësirave të mëdha që e kërrusin dita-ditës.
Shoqëria shqiptare dukshëm është në krizë. Nuk është thjesht krizë ekonomike për bukë dhe të mira materiale. Është kriza e madhe e besimit, kriza e orientimit, që ka prekur më së shumti rininë. Lexohet në sjelljen që demonstrohet, modelet që ndjekin, historitë që frymëzojnë, heronjtë që adhurojnë….
E për gjithë këto, një përgjegjësi ka edhe media. Nuk ka asnjë dyshim që modelet që ndjek sot rinia janë më të paduhurat dhe janë ato që servir media me produksionet e veta dhe serialet që transmeton natë e ditë. Media duhet të ketë një rol edukativ, por kur e vendosim në kontekstin e konkurrencës, komercializmit, ekonomisë së tregut dhe ekzistencës së vetë medias, roli edukativ ka kaluar dhe po kalon gjithnjë e më shumë në plan të dytë ose të tretë.
Për të dalë nga kjo krizë morale dhe pesimizëm gjithëpërfshirës, koha është të riorientohemi drejtë “heronjve”; t’i gjejmë ku janë e t’u japim vizibilitet e aty ku s’ka t’i prodhojmë. Në të tillë situatë ishte edhe shoqëria amerikane në vitet ‘70, pas luftës më se 20-vjeçare në Vietnam: e drobitur moralisht, e rrënuar ekonomikisht. Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Presidenti Reagan vuri në funksion Hollywoodin për të prodhuar filma me heronj të famshëm si Ray Norris (Chuck Norris), Sylvester Stallone (Rambo), duke bërë që në këto personazhe amerikanët të rigjenin shpresën për t’u ngritur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
Individualizmi ynë i mjerë

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame