Sapo McLaren ka marrë një pronar të ri, prodhuesi i automjeteve është gati të shqyrtojë dizajnet e ardhshme të veturave të tij.

Imazhi i vetëm ngacmues i shpërndarë na shfaq disa skica të cilat na tregojnë se pamja e modeleve të reja nuk do të jetë shumë e ndryshme nga ato aktualet.


Megjithatë, McLaren si duket po frymëzohet kryesisht nga Formula 1, gara Can-Am dhe vetura ikonë F1 për dizajnin e modeleve të ardhshme.

Screenshot 15 27

Por, përveç në pjesën e jashtme, dizajni i F1 do të zbatohet edhe në brendësinë e veturave, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, javën e kaluar, pronësinë e plotë të McLaren Group e mori kompania Bahrain Mumtalakat Holding, e cila është shprehur se do të ndihmojë markën të investojë në produkte dhe teknologji të reja.

Screenshot 13 29

Edhe pse marka britanike është përballur me disa probleme financiare viteve të fundit, udhëheqja e re duket se po i redukton ato.

Bëhet e ditur se hipervetura e re e markës mund të prezantohet këtë vit dhe thuhet se prodhon mbi 1,000 kuaj fuqi nga një motor V8 hibrig plug-in. /Telegrafi/

Screenshot 16 30