LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja iPad pritet të lansohen në gjysmën e parë të këtij viti

Modelet e reja iPad pritet të lansohen në gjysmën e parë të këtij viti

Në fillim të vitit 2019, Apple lansoi një iPad të ri të nivelit të ultë, që kishte tipare pak të vjetëruara. Megjithatë duke marrë parasysh çmimin dhe faktin që funksiononte me Apple Pencil, e bëri atë një blerje shumë joshëse për ata që nuk e panë nevojën për të shpenzuar shumë para në iPad Pro.

Tani sipas një raporti nga DigiTimes (nëpërmjet 9to5Mac), një rifreskim i iPad-it i nivelit të lirë dhe i iPad Mini 5 priten për gjysmën e parë të vitit 2019. Raporti nuk përmend asnjë detaj, si datat ose specifikat.


Raporti gjithashtu lidhet me atë që analisti Ming-Chi Kuo kishte thënë vitin e kaluar kur ai sugjeroi që Apple më në fund, mund të vendoste për të përditësuar iPad mini, përderisa në të kaluarën është raportuar se Apple mund të kërkojë ta ndërpresë atë.

Pra, ideja e rifreskimit të iPad në fillim të vitit 2019 nuk duket tërësisht jashtë diskutimit. Kjo gjithashtu do ta bënte atë mundësi të përsosur për Apple që më në fund të lansoj AirPower, pajisjen për ngarkim pa tel e cila debutoi në 2017 por asnjëherë nuk u materializua. /Telegrafi/