LAJMI I FUNDIT:

Mobilizohet Koreja e Jugut, pas kërcënimit që mori nga motra e Kim Jong-un

Mobilizohet Koreja e Jugut, pas kërcënimit që mori nga motra e Kim Jong-un

Koreja e Jugut ka mbajtur një takim të sigurisë emergjente, pasi Koreja e Veriut e kërcënoi me ndërmarrjen e veprimeve ushtarake kundër shtetit fqinj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët në Seul i kërkuan Koresë së Veriut të mbështesë marrëveshjet e pajtimit, në mesin e tensioneve ndërkufitare.


Ndërkohë Drejtori i Sigurisë Kombëtare në Korenë e Jugut, Chung Eui-yong, mbajti të dielën një video-konferencë urgjente, me ministrat përgjegjës për sa i përket sigurisë, si dhe me gjeneralët ushtarakë. Ata diskutuan për situatën e fundit në “Gadishullin Korean” dhe hapat e mundshëm të qeverisë.

Lidhur me këtë rast Ministria e Unifikimit, e cila merret me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, lëshoi më vonë një deklaratë duke thënë se të dy palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e ofruara. Ndër tjerash institucioni tha që Korea e Jugut e sheh të rëndë situatën aktuale.

Ndryshe, të shtunën motra e liderit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Kim Yo-Jong, ka kërcënuar me veprim ushtarak kundër Koresë së Jugut teksa kritikonte Seulin për përkeqësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe paaftësinë për të ndaluar aktivistët që shfaqin parulla kundër Penianit në kufirin mes vendeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori