LAJMI I FUNDIT:

MMPH reagon pas kallëzimit penal të organizatave të shoqërisë civile: Vendimet tona mund t’i vlerësojnë vetëm gjykatat

MMPH reagon pas kallëzimit penal të organizatave të shoqërisë civile: Vendimet tona mund t’i vlerësojnë vetëm gjykatat

Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga organizatat e shoqërisë civile për ndërtimet që planifikohen në zonën afër Liqenit të Badovcit, ka reaguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), përmes një komunikate për media.

Në këtë njoftim për media nga MMPH theksohet se ata se të gjitha vendimet që i merr ky institucion janë të bazuara në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, se se kontestimi sipas tyre, mund të bëhet vetëm përmes procedurave ligjore pranë organeve kompetente.

Ay më tutje theksohet se janë gjykatat administrative të vendit, të cilat janë të thirrura të sjellin vendime përfundimtare në raport me vlefshmërinë e vendimeve të institucioneve qendrore – në këtë rast MMPH-së, dhe asesi sipas tyre, kjo nuk mund të bëhet nga grupe të caktuara të interesit dhe OJQ-ve.

“Ashtu siç kemi dëshmuar në vazhdimësi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është institucion që vepron në mënyrë transparente, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj. Në rastin specifik për ndërtimet në zonën afër Liqenit të Badovcit, ne i kemi ofruar qasje të plotë të interesuarëve dhe përfaqësueseve të mediave në të gjitha dokumentet që ndërlidhen me këtë rast dhe qasje të njëjtë do të kemi edhe me organet e drejtësisë, me qëllim të argumentimit të ligjshmërisë së vendimeve tona”, theksohet në këtë komunikatë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të MMPH:

MMPH njofton se të gjitha vendimet që merren në kuadër të fushëveprimit dhe kompetencave të përcaktuara, janë të bazuara në kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, dhe kontestimi i tyre mund të bëhet vetëm përmes procedurave ligjore pranë organeve kompetente, që në rastin konkret janë gjykatat administrative të vendit, të cilat janë të thirrura të sjellin vendime përfundimtare në raport me vlefshmërinë e vendimeve të institucioneve qendrore – në këtë rast MMPH-së, dhe asesi nga grupe të caktuara të interesit dhe OJQ-ve.

Veprimet e tilla i vlerësojmë si presion ndaj zyrtarëve publik të cilët përkundër situatës dhe paqartësive politike, janë ndër shtyllat kryesore të funksionimit të Republikës së Kosovës, deri sa përgjegjësitë e tyre janë të përcaktuara me ligj. Andaj, më tutje vlerësojmë se përqendrimi dhe lakimi i emrave të përveçëm nga grupe të tilla jo-qeveritare kanë për qëllim linçimin publik të po këtyre zyrtarëve dhe zhvendosjen e vëmendjes së opinionit, duke orientuar padrejtësisht, pakënaqësitë publike ndaj problemeve të ndërlidhura me ndërtimet në Liqenin e Badovcit nga Komuna në MMPH. Për ne si institucion si dhe për gjithë personelin e MMPH-së, veprime të tilla janë të papranueshme, madje edhe fyese.

Ashtu siç kemi dëshmuar në vazhdimësi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është institucion që vepron në mënyrë transparente, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj. Në rastin specifik për ndërtimet në zonën afër Liqenit të Badovcit, ne i kemi ofruar qasje të plotë të interesuarëve dhe përfaqësueseve të mediave në të gjitha dokumentet që ndërlidhen me këtë rast dhe qasje të njëjtë do të kemi edhe me organet e drejtësisë, me qëllim të argumentimit të ligjshmërisë së vendimeve tona.

Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se MMPH është e përkushtuar të zbatojë në përpikëri ligjin në mbrojtje të të gjitha rezervave ujore në Kosovë, dhe me theks të veçantë të Liqenit të Badovcit, dhe që në asnjë rast nuk do të lejojë shkeljen e këtij ligji nga ndërtimet eventuale nga kushdo qoftë.

Për më shumë, dëshirojmë të ju njoftojmë se presioni publik dhe linçimi ndaj zyrtarëve publik, të cilët veprojnë në përputhje të plotë me kornizën ligjore në Republikën e Kosovës, pavarësisht interesave të grupeve të caktuara, asesi nuk do të na ndalojnë së vepruari në pajtim me ligjin dhe nuk do të na dekurajojnë në përkushtimin tonë në mbrojtje të interesit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Përfundimisht, dëshirojmë të ritheksojmë se MMPH mirëpret të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë edhe organizatat në fjalë, duke ofruar qasje në të gjitha dokumentet dhe vendimet në lidhje me projektin specifik, me qëllim të sqarimit të gjitha detajeve.

Marrë parasysh sfidat mjedisore të viteve në vijim, vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë dhe me komunikim të drejtë, bashkë mund të sjellim rezultate edhe më të mira, gjithmonë në pajtim me interesin e përgjithshëm publik dhe kornizën ligjore të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori