LAJMI I FUNDIT:

Mllef i thellë pas sulmit në një sinagogë në Pitsburg

Mllef i thellë pas sulmit në një sinagogë në Pitsburg

Një atentator i armatosur është futur në sinagogën në Pittsburgh dhe ka vrarë të paktën 11 persona. Kancelarja Merkel dhe shumë autoritete tjera shprehen të mllefosur me këtë sulm antisemitist.

“Shpreh keqardhje të thellë për të vrarit në Pittsburgh, të cilët sipas të gjitha gjasave janë viktimë e urrejtjes antisemististe. Ne të gjithë duhet të jemi së bashku në luftën kundër antisemitizmit – gjithandej”, shkruan zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, me kërkesë të kancelares gjerane Angela në Twitter.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u ka shprehur familjeve të viktimave keqardhje të thellë dhe ngushëllime.

“Antisemitizmi nuk guxon të ketë vend në shekullin XXI”, shkruan Guterres.

Edhe Kongresi Botëror Hebrenj ka dënuar ashpër këtë sulm duke e quajtur këtë si “sulm të mjerë”.

“Ky nuk është sulm kundër hebrenjve por ndaj gjithë Amerikës”, shkruan kryetari i WJC-së, Ronald Lauder.

Trump dënon sulmin me armë zjarri në Pitsburg (Video)
Lexo po ashtu Trump dënon sulmin me armë zjarri në Pitsburg (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump këtë si një “sulm kundër njerëzisë”.

“Helmi vdekjeprurës i antisemitizmit duhet të luftohet”, tha Trump.

Ai kërkoi denimi më të shpejta me vdekje të vrasësve dhe ekzekutimin e tyre.

“Ata vërtet duhet të paguajnë çmimin e merituar. Ata nuk duhet të presin me vite e vite”, thotë presidenti amerikan.

Trump kërkon që në shërbimet fetare të ketë edhe personel të armatosur të sigurisë.

“Ata do të kishin mundur të ndalojnë menjëherë atentatorët”, mendon Trump.

Ngritet aktakuzë ndaj personit që vrau 11 njerëz në një sinagogë në SHBA
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë ndaj personit që vrau 11 njerëz në një sinagogë në SHBA

Ndërkohë personi i dyshuar për këtë sulm është akuzuar në 29 pika. 46-vjeçari nga Amerikan ka vrarë të shtunën gjatë një ceremonie të pagëzimit në sinagogën “Tree of Life” 11 njerëz. Gjashtë të tjerë ka plagosur. Policia e ka arrestuar personin.

Shikuar nga profili i tij në rrjetet sociale mund të konstatohet se ai ka orientime të fuqishme antisemitiste dhe djathtiste. Dëshmitarët thonë se gjatë sulmit ai ka bërë thirrje, se “të gjithë hebrenjtë duhet të vdesin”. Në informacionet e para thuhet se atentatori ka pasur armë me leje. /DW /Telegrafi/