Ai i ka uruar ata për detyrat dhe ju ka dëshiruar punë të mbarë. Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim në projekte të ndryshme në këto fusha, duke shtuar se shumë projekte të MKRS-së të planifikuara edhe më parë kanë mbetur peng i neglizhencës së Komunës së Prishtinës në vitet e kaluara.

Sa i përket sportit ministri ka përmendur kërkesat që MKRS ia ka dërguar dhe do t’i dërgojë Komunës së Prishtinës për ndarjen e lokacioneve për disa projekte dhe mundësive për bashkëfinancim në fusha të ndryshme, sport, kulturë dhe trashëgimi.


Ai tha se këtë vit është planifikuar të nisë ndërtimi Qendrës Rinore, Pallatit Olimpik, një objekt ku do të vendosen federatat e sportit. Pastaj pishina olimpike, projektin e së cilës MKRS e ka gati qysh nga viti 2012. Po ashtu projekti për ndërtimin e një stadiumi ndihmës të futbollit, me bari sintetik, të ngjashëm me ato që ka financuar Komisioni Evropian në disa komuna të tjera. Ky në Prishtinë do të financohet nga ministria.

Sa i përket investimeve në stadiumin ekzistues të futbollit në Prishtinë, Ministri Krasniqi tha se MKRS është e gatshme të ndajë mjete financiare, por që investimet të jenë më të mëdha, ai ka kërkuar që investimet të jenë të dy anshme, pra edhe nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen në Hamamin e Prishtinës, me ç’rast është kërkuar një bashkëpunim i ngushtë, pasi që për punimet që janë bërë më herët aty MKRS ka pasur shumë vërejtje.

Për kulturën, në takim palët u dakorduan që të kenë një koordinim në veçanti për aktivitetet tradicionale kulturore që organizohen në Prishtinë, në mënyrë që të ketë një përkrahje më të gjerë nga institucionet qendrore dhe ato komunale. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app