LAJMI I FUNDIT:

MKRS-ja e fut SHKA “Agimi” në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

MKRS-ja e fut SHKA “Agimi” në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës dhe Rinisë dhe Sporteve të Kosovës (MKRS), Kujtim Gashi ka vizituar sot Shoqërinë Kulturore Artistike “Agimi”.

Me këtë rast, ministri ka njoftuar udhëheqësit e këtij institucioni kulturor se MKRS-ja ka marr vendim që SHKA-n “Agmi” ta fusin në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.


“Gjatë kësaj vizite i njoftova për vendimin e marrë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, rreth përfshirjes së veprimtarisë së ShKA ‘Agimi’ në listën e përkohshme të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, me ç’rast, urova anëtarësinë e gjërë të kësaj shoqërie kulturore dhe të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre për shumë dekada në Shoqërinë ‘Agimi’”, ka shkruar njoftuar ministri, Gashi

Ministri më tutje ka pohuar se SHKA-ja do ta ketë ndihmën e tij dhe të ministrisë që udhëheq.

“Po ashtu, u zotova që kjo shoqëri kulturore, për shkak të veprimtarisë së bujshme që ka dhenë gjatë shtatëdhjetë viteve të kaluara, do të këtë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme timen si ministër, por edhe të MKRS-së”, tha më tutje ai.

Minitri gjithashtu ka biseduar me udhëheqësit se rreth problemeve që ka SHKA “Agimi”.

“Bashkëbiseduam edhe për problemet që ekzistojnë tash e një kohë të gjatë me disa anëtarë të cilët nuk pajtohen me zhvillimet në këtë shoqëri kulturore. U dakorduam që të fillojmë një dialog të ri për ta tejkaluar këtë ndasi dhe për të funksionuar shoqëria si një organizatë kulturore e bashkuar, pa probleme organizative. Dialogun dhe takimet mes tyre do t’i lehtësojmë deri në tejkalimin e keqkuptimeve mes tyre dhe arritja e marrëveshjes e cila do t’i tejkalonte problemet e panevojshme, duke elimininuar keqkuptimet eventuale. Dua ti falënderoj të gjithë ata që e mirëpriten iniciativen tonë dhe shprehen gatishmëri për vazhdimin e takimeve, deri te zgjidhja e problemeve ekzistuese”, tha ministri, Gashi. /Telegrafi/