Mkhitaryan kthehet në stërvitje, pritet të luajë në finale të Ligës së Kampionëve

Interi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor para finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, me Henrikh Mkhitaryanin që është kthyer në stërvitje.
34-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e arritjeve në ekipin e Simone Inzaghit këtë sezon duke startuar në 11 nga 12 ndeshjet e garës elitare evropiane.
Mirëpo, në javët e fundit ka pasur probleme me lëndime dhe ka qenë në dyshim përfshirja e mesfushorit armen në finalen e 10 qershorit.
Mkhitaryan nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit të Serie A, por TMW bën të ditur se sot (e mërkurë) është kthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij në Appiano Gentile.
Ai pritet të jetë i gatshëm për të udhëtuar në Stamboll me pjesën tjetër të skuadrës duke përforcuar opsionet e Inzaghit në mesfushë. /Telegrafi/



















































