LAJMI I FUNDIT:

Mjerimi që shkakton vjedhja e pasurisë kombëtare

Mjerimi që shkakton vjedhja e pasurisë kombëtare
Ilustrim

Tom Keatinge

Një seri rrjedhjesh informacioni kanë nxjerrë në pah këto vitet e fundit shkallën me të cilën vazhdon të abuzohet sistemi financiar nga të pasurit. “Panama Papers” ishin të parat ndihmuan të ekspozohej roli i luajtur nga “juridiksionet e sekretit”, kompanitë guaskë dhe “zbatuesit profesionistë” si avokatët dhe llogaritarët.

Hetimet për skemat e pastrimit të parave kanë hedhur dritë mbi ndikimin e korrupsionit në gjyqësor, dhe përmes skandaleve të tilla si ai që përfshiu bankën daneze Danske Bank në Estoni, mësuam se ka dhe dështime afatgjata në procedurat e auditimit të sektorit bankar. Pavarësisht të gjithë këtyre shembujve, ndonjëherë megjithatë duket e vështirë të shihet se cili është vërtet ndikimi i grabitjes masive të pasurisë kombëtare.

Dhe, pikërisht kjo ishte kaq domethënëse në pirgun e fundit të dokumenteve të mbiquajtur “Luanda Leaks” për shkak të lidhjes me Angolën.

Ata dëshmojnë qartë jo vetëm se si Isabel dos Santos, vajza e ish-presidentit të Angolës, José Eduardo dos Santos, qe në gjendje të grumbullonte një pasuri prej më shumë se dy miliardë dollarësh. Këto dokumentet janë në të njëjtën kohë dëshmia e mjerimit që lë pas grabitja e pasurisë kombëtare.

Teksa fituesit shijojnë (si në rastin në fjalë) luksin e të jetuarit në Londër, festave në resortat mesdhetare apo diellin e dimrit nga kuverta e jahteve miliona dollarëshe, jeta e humbësve pllakoset nga varfëria, nxjerrja në rrugë dhe sëmundjet. Luanda Leaks ekspozon, edhe një herë, dështimin e institucioneve, sistemeve dhe standardeve ndërkombëtare për ta luftuar një veprimtari të tillë shokuese.

Dokumentet e saj tregojnë se për njerëzit që lehtësojnë dhe organizojnë lëvizjen e parave nëpër botë nga zyrat e tyre brenda rrokaqiejsh me mure të xhamta, apo edhe nga rehatia e parajsave tropikale, një shumë me tetë shifra nuk ndryshon shumë nga pasuesja. Pasojat e asaj që bëjnë janë larg syve dhe larg mendjes.

Teksa hymë në dekadën e re, është momenti të pranojmë se për sa kohë “zbatuesit profesionistë” vazhdojnë t`i lejojnë ata që e kanë privilegjin ta blejnë pandëshkueshmëri, që të na e përplasin në fytyrë pasurinë e tyre dhe të ndërtojnë perandori si ajo e Isabel dos Santos, qasja aktuale për të siguruar integritetin e sistemit financiar praktikisht po dështon – një dështim ky që do të dëmtojë jetën e miliona njerëzve të tjerë. Dy gjëra duhen bërë për ta menaxhuar siç duhet këtë situatë.

Qeveritë lipset të marrin një qasje më aktive për të ndrequr dobësitë e sistemit financiar dhe mungesën e transparencës, e t`i sigurojnë më shumë burime hetimit dhe ndjekjes penale.

Por, është e domosdoshme nga ana tjetër, që njerëzit të cilët e mundësojnë këtë aktivitet të paligjshëm dhe mjerimin e shkaktuar prej tij, të konsiderohen personalisht përgjegjës, e si të tillë, të japin llogari. /Shqip/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Kalo në kategori