LAJMI I FUNDIT:

Mjerë Republika

Mjerë Republika

Studiuesi Bajram Mjeku, përmes një postimi në Facebook shpreh irritimin se si Kosova përfaqësohet në shtetet tjera, me persona pa biografi në udhëkryqin e politikës evropiane.

“Kush është arrestuar në Francë? Ish-kryeministri Haradinaj, apo ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris?!


Shikova faqen zyrtare të Ambasadës tonë. Nuk thuhej asgjë.

Isha kurioz të lexoj biografinë e ambasadorit tonë. I vetmi link që nuk hapej ishte Biografia e tij!

Kemi edhe deputetë e ministra pa biografi. Kemi edhe ambasadorë të emëruar që nuk dinë as edhe një gjuhë të huaj!

Vetëm Kosova emëron ambasador pa biografi në udhëkryqin e politikës evropiane në Paris.

Ambasadori, i cili përfaqësonte denjësisht Republikën në Paris ishte profesori i shquar i filozofisë, Muhamedin Kullashi.

Ai nuk është më!

Mjerë Republika…”, ka shkruar Mjeku në Facebook. /Telegrafi/