LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i pensionuar italian merr diplomën e 15-të në moshën 91-vjeçare, konsiderohet studenti më i vjetër në botë

Mjeku i pensionuar italian merr diplomën e 15-të në moshën 91-vjeçare, konsiderohet studenti më i vjetër në botë

Italiani Leonardo Altobelli, ka arritur ta fitojë diplomën e 15-të, duke qenë i bindur se është koha e fundit që të përfundojë me studimet.

Ky 91-vjeçar, një mjek i pensionuar, thotë se është koha që t’i përkushtohet shkrimit të një libri për jetën e tij, transmeton Telegrafi.


“Jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome do të ndalem me kaq, pasi dua të lë kujtim për gjeneratat e tjera atë çfarë kam bërë”, tha Altobelli pasi mori diplomën e 15-të.

Altobelli nga të 70-at ka qenë mjek në mjekësinë familjare, por edhe kryetar i qytetit ku ka lindur, Troie në afërsi të Foggie.

Në mesin e 14 diplomave universitare, gjendet edhe ajo e fakulteti juridik, shkencave politike, letërsisë italiane, filozofisë, pedagogjisë (dy herë), turizmit, historisë, bioteknologjisë, arkeologjisë dhe kriminoligjisë.

“Tani do t’i persekutohem shkrimit të një libri. Të rinjve u bëjë thirrje ta duan atë çfarë bëjnë. Ta përqafojnë punën e tyre dhe vendin ku punojnë ta pranojnë në mënyrën më të mirë”, shtoi italiani. /Telegrafi/