LAJMI I FUNDIT:

Mjeku britanik: Coronavirusi mund ta godasë Britaninë më fortë se sa Italinë

Mjeku britanik: Coronavirusi mund ta godasë Britaninë më fortë se sa Italinë

Një doktor nga Mbretëria e Bashkuar ka folur për Sky News duke thënë se ka edhe disa ‘ditë’ derisa disa spitale britanike të arrijnë kapacitetin dhe të jenë të mbingarkuar plotësisht.

Kështu, sipas tij, përhapja e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më e keqe sesa Italia dhe spitalet mund të “bllokohen plotësisht”.


Mjeku, i cili punon në vijën e frontit në një spital të Londrës në jug dhe donte të qëndronte anonim, tha se COVID-19 ishte “përshkruar si grip”, por “me të vërtetë nuk është – jo ashtu siç po e shohim”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se njerëzit po hynin me “pneumoni të plotë”.

Mënyra e vetme për të marrë kontrollin e shpërthimit është përmes një “bllokimi mjaft të rreptë”, tha ai, duke paralajmëruar se “dikush që njihni” ka të ngjarë t’a ketë coronavirusin.

“Ne e dimë se çfarë po vjen, dhe ajo se çfarë po vjen është jashtëzakonisht e keqe”, tha ai.

Në 30 vjet si mjek, ai tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë.

Doktori kishte parë raportin e Sky News nga spitali kryesor në Bergamo, në veri të Italisë, ku gjetën në ankth të tmerrshëm, dhe duke luftuar për jetë.

I pyetur nëse është i shqetësuar se spitalet britanike mund të duken si ato italiane, ai tha: “Po, mendoj se po – Unë në të vërtetë mendoj se mund të bëhet akoma edhe më keq se kaq”.

Ai shtoi: “Unë jam i vetëdijshëm për sistemin italian, dhe unë mendoj se në disa mënyra ata janë përpara nesh për sa i përket burimeve dhe shtretërve të kujdesit intensiv që ata kishin në dispozicion para kësaj që ndodhi”.

“Kështu që unë mendoj se ne mund të përfundojmë në një gjendje më të keqe sesa ata aktualisht, përveç nëse marrim masa të mjaftueshme tani”.

Pasi shikoi raportin nga Italia, ai tha: “Shikoj fotografitë dhe shoh se stafi i tyre është i përgatitur me të gjitha mjetet e nevojshme – që nuk po ndodh tani në Mbretërinë e Bashkuar.

“Unë shoh që ata kanë marrë mjaft shumë ventilatorë shtesë dhe makineri të tjera që ata i kanë sjell në departamentet e tyre të urgjencës”.

Skenari i rastit më të keq, tha ai, është kur spitalet mbushen, jo vetëm nëpër dhoma, por edhe nëpër koridore.

“Kjo është ajo që ju po shihni në Itali”, tha ai.

Në atë fazë, vetëm pacientët që mendojnë se ka të ngjarë të mbijetojnë do të kenë sherbime të plota.

Të tjerët, me probleme shtesë mjekësore, nuk do t’i marrin ato.

“Unë mendoj se atëherë do të shihni një rritje të numrave të të vdekurve”, paralajmëroi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Aurora mahnitëse ndriçoi qiellin e natës në të gjithë kontinentin evropian - çfarë thonë shkencëtarët për këtë fenomen të rrallë natyror

Botë
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Kalo në kategori