LAJMI I FUNDIT:

Mjekja largoi 23 lente nga syri i pacientes që “harroi t’i nxirrte për gati një muaj”

Mjekja largoi 23 lente nga syri i pacientes që “harroi t’i nxirrte për gati një muaj”

Një mjeke ka shpërndarë një video të çuditshme të saj duke hequr 23 lente kontakti nga syri i një pacienteje.

Katerina Kurteeva publikoi videon në Instagram ku ajo hiqte lentet nga syri i një gruaje.


Videoja u bë virale dhe tani ka mbledhur më shumë se një milion shikime.

Sipas postimit të okulistes, pacientja vendosi një grup të ri thjerrëzash për 23 ditë rresht pa hequr asnjëherë lentet që i kishte vendosur paraprakisht.

Duke postuar videon në faqen e Instagramit të California Eye Associates, ajo shkroi: Një rast i rrallë kur dikush ‘harroi’ të hiqte lentet e kontaktit gjatë natës dhe vazhdoi të vendoste të reja çdo mëngjes. 23 ditë me radhë!!! Hoqa grupin e lenteve dje në klinikën time”, shkroi ajo.

Videoja tregon një pamje nga afër të syrit të pacientes dhe Kurteeva duke i gërryer me kujdes me shkop pambuku.

Duke elaboruar në një postim të veçantë në Instagram, ajo shkroi: “Mbi një milion shikime, e lumtur që pata një mundësi për të edukuar publikun rreth përdorimit të higjienës së lenteve të kontaktit.

“Kam ndarë me kujdes të gjitha lentet e kontaktit dhe kam numëruar gjithsej 23. Më është dashur të përdor një instrument kirurgjikal shumë të imët, një pincë argjendarie, për të ndarë lentet e kontaktit”.

“Ato në thelb u ngjitën së bashku pasi qëndruan nën qepallë për një muaj”.

Duke folur për Insider, Dr Kurteeva shtoi: “Në gati 20 vjet praktikë, nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. As pacientja nuk mund ta besonte dhe pyeti nëse isha e sigurt për ato që po numëroja”.

Ajo shtoi se pacientja u trajtua me pika në sy dhe po ndihej “tashmë më mirë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Opera

Opera

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Shok në stacionin e trenit në Washington, në vend të reklamave në ekran shfaqen materiale pornografike (Video)

Fun
Kalo në kategori