Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, ka thënë se rënien e kësaj partie e shkaktoi mungesa e komunikimit me elektoratit, si dhe përfshirja në koalicione qeveritare.
“Mendoj që rezultatin të cilin e ka shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës kohëve të fundit nuk ka qenë rezultat vetëm i këtyre zgjedhjeve të fundit, ka qenë një rezultat i cili është akumuluar për disa vjet sepse rënia ka qenë e vazhdueshme por që rënia më e madhe është shënuar në zgjedhjet e fundit. Ka disa elemente të cilat mendoj mund t’i atribuohen kësaj rënie sa i përket mbështetjes qytetare, një prej këtyre është që në të kaluarën nuk është dëgjuar aq zëri i qytetarëve. Duke e fuqizuar lidhjet tona me degët ose strukturën të cilën e kemi do të arrijmë me kuptuar më mirë se cilat janë kërkesat e elektoratit në nivelin më të ulët, pra në nivel komunal e të fshatrave. Ka munguar një komunikim i tillë, për të kuptuar më mirë cilat janë kërkesat e qytetarëve”, ka thënë Mjekiqi për Ekonomia Online.
Ndërkaq sipas Mjekiqit, qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike të Kosovës që të reflektojë për problemet e brendshme.
“Gjithashtu në disa raste kemi qenë pjesë e koalicioneve të ndryshme qeveritare pa qenë partia e parë në pushtet. Për shkak të sistemit zgjedhor që ka Kosova çdoherë me përjashtime kërkohet që qeveria të jetë e koalicioneve, por qëndrimi në koalicionet e mëhershme nuk i kanë dhënë kohë dhe hapësirë Lidhjes Demokratike që të reflektojë për këto probleme të ndryshme të brendshme që i ka pasur përfshi edhe komunikimin, sepse ndoshta nuk e ka parë të nevojshme. Ndërkaq tani kur jemi në opozitë kemi më tepër kohë për të reflektuar, analizuar cilat kanë qenë problemet tjera sepse ka edhe të tjera dhe për ta rikthyer LDK-në në një afat të gjatë por me shumë vendosshmëri”, ka shtuar ajo.
Por, Mjekiqi ka konsideruar se rezultati i LDK-së në zgjedhjet nacionale nuk reflektohet edhe në ato lokale.
Ajo ka treguar besim që partia e saj në zgjedhjet lokale do të rikthehet me synim fitimin edhe në shumë komuna tjera të vendit.
“Ka një ndarje sa i përket rezultatit për zgjedhje qendrore dhe rezultatit për zgjedhje lokale, pra nuk mund të themi që rezultatin të cilin e kemi parë në nivel qendror do të reflektohet asisoj edhe në nivel lokal sepse e kemi parë këtë në të kaluarën. Ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të ruajmë ato komuna me të cilat kemi qeverisur deri më tani por përpjekjet tona do të jenë më të vërtetë që të rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe natyrisht të synojmë edhe komuna tjera në të ardhmen sepse kjo nuk është e pamundur” ka thënë ajo.
Për fund, Mjekiqi ka thënë se ka shpresë që votuesit e humbur të LDK-së do të rikthehen të kjo parti pasi që ka shumë individë brenda saj që gëzojnë mbështetje elektorale.
“Është pak herët, meqenëse siç e dini çështjet kryesore me të cilat po merremi tani është fillimisht t’i analizojmë ato gjëra të cilat kanë çuar deri te humbja në zgjedhjet e fundit. Shohim se çfarë është me urgjencë sa i përket ristrukturimit, riorganizimit të partisë. Nuk mund të them tani se kush do të jenë kandidatët, mirëpo këta kandidatë do të vijnë nga komunat përkatëse, do t’i identifikojmë më së miri në nivelin më të ulët-lokal sepse struktura ka njerëz të cilët kanë mbështetjen e elektoratit por që ndoshta në të kaluarën nuk kanë ardhur në pah dhe duhet t’i nxjerrim këta individë sepse ka një sentiment popullor që Lidhja Demokratike e Kosovës pavarësisht që nuk e ka arritur rezultatin të cilin do ta ketë dëshiruar, prapë se prapë ka një përkrahje qytetare dhe ka një shpresë që disa votues që na kanë ikur në të kaluarën mund të kthehen”, ka përfunduar ajo.
Shqipe Mjekiqi, e cila më 20 mars është zgjedhur nënkryetare e LDK-së, ka qenë këshilltare e Fatmir Sejdiut gjatë kohës sa ka qenë president i Kosovës dhe këshilltare e Skënder Hysenit gjatë kohës sa ky i fundit ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre