LAJMI I FUNDIT:

Mjekët do të ikin nga Kosova nëse nuk u rriten pagat

Mjekët do të ikin nga Kosova nëse nuk u rriten pagat

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës po kërkon që në projektligjin e pagave të bëhen disa ndryshime të cilat do të krijonin vend më meritor për personelin shëndetësor në vend.

Këto kërkesa ata i paraqiten në tryezën e organizuar nga ta, ku u diskutua mbi Projektligjin e pagave si pjesë e pakos legjislative të reformës në Administratën Publike.


Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, tha se me gjithë ndryshimet që janë bërë në sektorin e shëndetësisë, aspekti i pagave për punëtorët shëndetësorë lë shumë për të dëshiruar.

Ai si shqetësim gjatë kësaj tryeze ka shfaqur edhe ikjen e mjekëve dhe studentëve për çka tha se nëse nuk plotësohet koeficienti që ata kërkojnë, largimi i tyre do të vazhdojë.

Syla duke i shpalosur kërkesat e Federatës Sindikale për plotësime në ligjin e pagave tha se në këtë projektligj nuk janë ranguar stomatologët, psikologët klinik, ndërsa është bërë një renditje jo e duhur për infermierët.

“Ajo çka kërkuar Federata e Sindikatave është konform rregullave, neneve që i kanë qitur në atë ligj. Kemi kërkuar që koeficienti i mjekut specialist të jetë 6, dhe mandej të shkojmë me 5 tek mjeku familjar, tek mjeku i përgjithshëm dhe mjeku në specializim. Kemi parë mangësi aty që nuk janë ranguar stomatologët, mjekët specialist stomatolog, psikologët klinik. Ndërsa për infermier të cilët janë me bachelor dhe infermier të thjeshtë ne kemi parë një renditje jo të mirë dhe jo të kënaqshme. Në tri nivele si duket është tentim i manipulimit dhe kemi propozuar që të kemi veç dy kategori, niveli bachelor të paguhet me 2.7, ndërsa niveli i infermierëve të paguhet me 2.2” , tha Syla.

Kryetari i FSSHK-së u shpreh i shqetësuar edhe për moshën e shtyrë të personelit mjekësor që punojnë në sektorin shëndetësor në vendin tonë.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli u shpreh se ka pasur fokus intensiv në përmirësimin e infrastrukturës mjekësore në vend, duke shtuar se në shëndetësinë kosovare duhet të investohet në trajtimin më të mirë të pacientëve dhe investimi në edukimin për punëtorët shëndetësor.

Duke folur për largimin e personelit shëndetësor nga Kosova, Ismajli u pajtua se mekanizmi kryesor që personeli shëndetësor të qëndrojë në Kosovë është paga e dinjitetshme.

Ai tha se në bazë të ligjit të ri për pagat, mjekët specialistë do të marrin paga shumë më të mira se sa që i kanë pasur deri më tani, dhe se ky ligj ka nevojë për disa ndryshime.

E kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, tha se ligji për pagat ka qenë i domosdoshëm pasi që deri më tani në Kosovë pozita të njëjta janë paguar ndryshe nga një institucion në tjetrin dhe që kjo përbën pabarazi.

Baftiu ka kërkuar standardizim sa i përket shtesave për të gjitha kategoritë, duke shtuar se nuk duhet të kalojnë vlerën mbi 30 për qind.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që në projektligjin e pagave të ketë një kategorizim të veçantë për personelin shëndetësor.

Projektligji për pagat ditë më parë ka kaluar në Qeveri dhe është proceduar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori