LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar ngrenë alarmin, pasi COVID-19 godet fuqinë punëtore të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar

Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar ngrenë alarmin, pasi COVID-19 godet fuqinë punëtore të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar

Numri i mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë të kujdesit shëndetësor që po sëmuren me COVID-19 ka arritur nivelet e krizës dhe po pengon seriozisht luftën kundër pandemisë që po përshkallëzohet me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, kanë paralajmëruar figura të larta të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS).

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, problemi i mungesës së stafit, për shkak të sëmundjes ose nevojës për t’u vetë-izoluar kur anëtarët e familjes rezultojnë pozitivë, gjithashtu ka filluar të pengojë programin e vaksinimit – pasi qeveria planifikon të vaksinojë 15 milionë njerëz më të rrezikuar deri nga mesi i muajit shkurt.


Në një letër drejtuar për anëtarët e saj, kryetari i Shoqatës Mjekësore Britanike, Chaand Nagpaul, zbuloi numrin e madh të stafit të goditur nga virusi.

“Ka mbi 46 mijë personel spitalor të sëmurë me COVID-19”, shkroi ai.

“Vetëm nëse fuqia punëtore e NHS-s arrin të menaxhojë mirë, ne do të jemi në gjendje të përmbushim rritjen e paparë të kërkesës që do të sjellin javët dhe muajt e ardhshëm, si dhe shpërndarja e programit të vaksinave që mbetet shpresa jonë e vetme për t’i dhënë fund kësaj pandemie të tmerrshme”, u shpreh Nagpaul duke theksuar nevojën që mjekët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Në të gjitha spitalet e vendit, operacionet e Mjekëve të Përgjithshëm dhe shtëpitë e kujdesit po raportojnë nivele jashtëzakonisht të larta të mungesës së stafit. Në qarkun Kent, një nga zonat më të goditura të Anglisë jug-lindore, besohet se mungon rreth 25 për qind e stafit klinik dhe administrativ.

John Allingham, drejtori mjekësor i komitetit lokal mjekësor, i cili përfaqëson mjekët e përgjithshëm në qark, tha në disa praktika gati sa gjysma e stafit po mungonin, gjë që po ndikonte në vaksinimet.

Martin Marshall, kryetari i Kolegjit Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, tha se se edhe nëse i gjithë stafi të ishte në punë, nuk do të ishte e mjaftueshme për të kryer 2 milion injektime në javë.

“Tani kemi staf të mjaftueshëm për të shpërndarë furnizimet e limituara që i kemi. Por sigurisht që nuk kemi staf të mjaftueshëm për të kryer një program shumë më të madh brenda dy ose tre javësh”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB

Amerika
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori