LAJMI I FUNDIT:

Mjekët janë aq të tronditur nga Ibrahimovici se që duan ta përdorin atë për hulumtime

Mjekët janë aq të tronditur nga Ibrahimovici se që duan ta përdorin atë për hulumtime

Forca e Zlatan Ibrahimovicit ka befasuar edhe mjekët të cilët e kanë operuar suedezin pas lëndimit që pësoi në takimin ndaj Anderlechtit në Ligën e Evropës.

Sipas agjentit të yllit të Manchester Unitedit, Mino Raiola, suedezi është operuar me sukses.

Të pasurit e sportit në Britaninë e Madhe: Prin Hamilton, i ndjekur nga dy yjet e Unitedit
Lexo po ashtu Të pasurit e sportit në Britaninë e Madhe: Prin Hamilton, i ndjekur nga dy yjet e Unitedit

Por, agjenti holandez ka zbuluar se mjekët dëshirojnë të studiojnë trupin e Ibras.


“Gjuri i tij është aq i fortë sa mjekët kanë thënë se nuk kanë parë diçka të tillë”, ka thënë Raiola për gazetën suedeze Expressen.

“Ai ka një gju i cili është pothuajse i pamundur për futbollistët tjerë me 20 vite karrierë. Nuk kishte ndonjë komplikim në gjurin e tij”.

“Zlatan është aq i fortë sa mjekët e dëshirojnë atë për hulumtime pasi të përfundojë karrierën. Ata punojnë në institucionet më të mira hulumtuese për gjunjët dhe ligamente”.

Ibra ka marrë mesazhe mbështetëse nga e gjithë bota, por tifozët e Malmos vijnë me më të bukurin (Foto)
Lexo po ashtu Ibra ka marrë mesazhe mbështetëse nga e gjithë bota, por tifozët e Malmos vijnë me më të bukurin (Foto)

“Pra pasi Zlatan të përfundojë karrierën, ai do të kthehet dhe ata do të intervenojnë serish për të hulumtuar ligamentet e tij”, ka shtuar Raiola.

Vlen të theksohet se Ibrahimovic është ende në SHBA duke u rikuperuar nga lëndimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori