Gruaja e njohur vetëm si Chen nga Guangji i Kinës, i është nënshtruar operimit për largimin e më shumë 200 gurëve nga mëlçia dhe tëmthi.

Sipas mjekëve, 45-vjeçares i janë formuar gurët, sepse nuk kishte ngrënë kurrë mëngjes, ndërsa gjithmonë kishte konsumuar ushqime të dobëta, transmeton Telegrafi.


Në intervenimin që zgjati afro shtatë orë, asaj i janë larguar edhe disa formësime që kishin madhësinë e vezës.

Për më se dhjetë vite, ajo kishte duruar dhimbjet nga frika e operimit, por së fundmi nuk ka mundur të duronte më. /Telegrafi/

Mjekët ia largojnë më se 200 gurë tregojne arsyen e formimit te tyre foto 2

Mjekët ia largojnë më se 200 gurë tregojne arsyen e formimit te tyre foto 3

Mjekët ia largojnë më se 200 gurë tregojne arsyen e formimit te tyre foto 4