LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amerikanë në Kosovë, pacientët në radhë për t’u kontrolluar (Video)

Mjekët amerikanë në Kosovë, pacientët në radhë për t’u kontrolluar (Video)

Shumë qytetarë po presin për të bërë ekzaminimet mjekësore nga një ekip i mjekëve nga Amerika të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Mjeku Mike Sorrells, shprehet i lumtur që ka pasur mundësinë t’i shërbej popullit të Kosovës.

“Jemi këtu për të shërbyer, jemi këtu sepse ne e duam Kosovën dhe qytetarët e saj, dhe e kemi për nder t’ju shërbejmë pacientëve kosovarë”, është shprehur mjeku nga SHBA.

Drejtori i organizatës “Kosovo Hope”, Berat Gegaj, i cili ka sjellë mjekët amerikanë, tregon arsyen pse mori këtë iniciativë.

“Para disa viteve kam pasur vëllaun e sëmurë, Albani ka pasur një problem me dorën, e ka pasur atë të palëvizshme, dhe i është caktuar amputimi i dorës. Kjo ka ndikuar që të marrë vëllaun dhe ta dërgoj në SHBA, më shërua atje. Kur e kam parë që në SHBA, është shumë e thjeshtë për mjekët amerikan të shërojnë vëllaun tim, kam thënë se ndoshta kjo është kohë e mirë për të investuar në shëndetësinë e Kosovës”.

Ekipi mjekësor nga SHBA ka ardhur për herë të tretë në Kosovë dhe do të qëndrojë këtu një javë. /Telegrafi/