LAJMI I FUNDIT:

Mjaftojnë pak ushtrime me peshëngritje për t’u mbrojtur nga sulmi i zemrës dhe trurit

Mjaftojnë pak ushtrime me peshëngritje për t’u mbrojtur nga sulmi i zemrës dhe trurit

Një hulumtim i ri ka zbuluar se një orë ose më pak peshëngritje në javë mund të ndihmojë dukshëm në zvogëlimin e rrezikut të sulmeve të zemrës dhe të trurit.

Duke i analizuar rreth 12,600 të rritur për më gjatë se një dekadë, shkencëtarët kanë zbuluar se sasitë e vogla të ushtrimeve me rezistencë ndërlidhen me 40-70% më pak rreziqe të sëmundjeve kardiovaskulare.


Pra, ushtrimet e forcës nuk janë të mira vetëm për t’u dukur mirë lakuriq, por kanë edhe përfitime shëndetësore – posaçërisht në shëndetin kardiovaskular.

Ushtrimet me peshëngritje e përdorin rezistencën e muskujve për t’i forcuar dhe ndërtuar muskujt. Llojet tjera të ushtrimeve të rezistencës përfshijnë pompat, barkoret dhe lunges.

Në një tjetër hulumtim, shkencëtarët kanë theksuar se më pak se një orë peshëngritje në javë e reduktojnë edhe rrezikun e kolesterolit të lartë dhe sindromës metabolike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori