Në një qendër tregtare që ndodhet në Quezon të Filipineve, një mi ka kërcyer në drejtim të kundërt të shkallëve elektrike që lëviznin teposhtë.

Nga madhësia enorme dhe energjia e kafshës, askush nuk kishte guxim të ngjitej lartë apo të zbriste, transmeton Telegrafi.


Në fund të shkallëve elektrike, ka qëndruar një pjesëtar i sigurimit i cili priste që brejtësi të lodhet dhe të dorëzohet vet.

Meqenëse video përfundon shpejtë, nuk bëhet e ditur nëse e kanë zënë apo është dashur ta ndjekin edhe më tutje nëpër objekt. /Telegrafi/